MPJ e Britanisë: Luajmë rol jetik në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Kryediplomati britanik, David Cameron, është duke qëndruar në Kosovë që nga mbrëmë.

Për ardhjen e tij ka njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuara.

Në komunikatë për media thuhet se Cameron po e realizon vizitën e tij të parë për vitin 2024 në Kosovë në një kohë të rritjes së jo stabilitetit në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Mbretëria e Bashkuar është krenare për mbështetjen e saj të gjatë për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, dhe ne po luajmë një rol jetik në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor për të siguruar që konfliktet e së kaluarës të mos ndizen edhe një herë”.

“Trupat tona po e mbështesin atë stabilitet përmes NATO-s, ekspertët tanë të zbatimit të ligjit po trajtojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe diplomatët tanë po punojnë me partnerët për të ndihmuar në ruajtjen e arritjeve të arritura përmes paqes dhe dialogut”, ka deklaraur Cameroon. /GazetaSinjali/

Read Previous

​Harrohet zona ekonomike amerikane, Zeka: Kosova, partnere joserioze

Read Next

Sveçlës iu refuzua vizita në Luginë, Kamberi: Qeveria në Beograd nuk ndryshon, ajo mbetet paranojake