MPB: Nga nesër hapen aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrimin e dokumenteve 

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga 16 mars mund të fillojnë aplikimet për lejeqëndrim dhe lajmërimin e adresës për shtetasit e huaj. 

Po ashtu, qytetarët mund të regjistrojnë fakte të lindjes, martesës dhe vdekjes të regjistruara në institucionet paralele serbe deri më 15 mars.

Deklarimi i adresës brenda tre ditëve nga hyrja në Kosovë është obligativ dhe mund të bëhet përmes aplikacionit në Android, iOS, ueb-it të Policisë së Kosovës ose në stacionin më të afërt policor.

GazetaSinjali/

Read Previous

Rama: BE-ja të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim

Read Next

Kurti: Vazhdon takimi dyditor i kabinetit, projekte të mëdha në plan