Moti sot në Kosovë

Edhe sot parashihet që në Kosovë të mbajë mot i vranët e në vise malore vende-vende do të ketë edhe reshje bore.

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditë parashihet të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në viset malore parashihen fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, njofton IHMK. 

Read Previous

Ngrihet aktakuzë për terrorizëm ndaj një shtetasi të Kosovës

Read Next

Mbi 774 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19