Moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të ketë rënie në vlerat e temperaturave maksimale, për shkak të prezencës së masave ajrore të cilat kanë origjinë nga verilindja.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-26 gradë.

Indeksi UV mbetet i lartë, kryesisht ditën e premte, kështu që apelohet kujdes ndaj atyre personave që kanë probleme me sëmundje kronike, sidomos kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17, mundësisht të jetë sa më i kufizuar.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.

Read Previous

​Rinia e PDK-së i dorëzon dosje të krimeve serbe ministres Gërvalla

Read Next

Aksident me fatalitet në magjistralen Prishtinë- Pejë