Moti me diell

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë ditëve të ardhshme në Kosovë, ku kryesisht do të ketë mot të kthejllët dhe me diell.

Më 25 shkurt, e enjte, do të mbajë mot më i ngrohtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell. 

“Në mëngjes përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull apo mjegullinë”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.

Më 26 shkurt në mëngjes përgjatë ultësirave do të ketë mundësi për mjegull ose mjegullinë. Ditën do të jetë ngrohtë, me kthjellime dhe diell.

Më 27 shkurt pas mëngjesit do të jetë mot me kthjellime dhe mjegull në ultësira, ditën mbetet mot i butë, me shtim të vransirave orëve të pasdites dhe mbrëmjes.  Më vonë gjatë natës me mundësi për riga lokale shiu.

Më 28 shkurt, në ditën e fundit të muajit, do të jetë më ftohtë, pa të reshura, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell./Ekonomiaonline

Read Previous

​Vijon rinumërimi i 494 vendvotimeve, procesi pritet të mbyllet nesër

Read Next

Guardiola: Kur shoh Bayernin, nuk mendoj se jemi favoritë në Ligën e Kampionëve