Moti i keq pushton Italinë, rrugët kthehen në lumenj

Pas të nxehtit afrikan, disa zona në Itali janë përfshirë nga stuhitë me erë dhe rrebeshe shiu, të cilat sollën përmbytje të mëdha.

Përmbytje të mëdha kanë ndodhur në rajonin e Campania, ku shumë rrugë u kthyen në “lumenj” duke shkaktuar dëme të mëdha, por fatmirësisht deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar.

Meteorologët parashikojnë se kjo situatë do të vijojë edhe më tej, madje të paktën deri në 15 gusht parashikohen fenomene të ngjashme të motit që pritet të shkaktojnë përmbytje dhe dëme të mëdha./A2news/

Read Previous

Avioni ulet në autostradën e mbushur me trafik, shpërthen në flakë (VIDEO)

Read Next

​Xhaka: Nuk më duhet shiriti i kapitenit te Arsenali, ja pse qëndrova në këtë klub