Momentet e paharrueshme: Messi dhe Ronaldo ndoshta hera e fundit bashkë në fushë

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo prej vitesh na kanë gëzuar me aftësitë e tyre dhe mbrëmjen e djeshme rivalët e mëdhenj ndoshta kanë luajtur për herë të fundit kundër njëri-tjetrit.

Dyshja morën pjesë në një ndeshje miqësore mes yjeve të kampionatit saudit dhe PSG (4:5) dhe bënë një shfaqje të vërtetë për publikun në Arabinë Saudite, pasi që të dy u futën në listën e golashënuesve.

Madje Ronaldo shënoi dy gola, duke e nisur në mënyrën më të mirë në klubin saudit për të cilin do të luajë në vitet në vijim pas nënshkrimit të një kontrate tejet fitimprurëse.

Dyshja, natyrisht, i kanë pasur duelet e tyre më të mëdha teksa kanë veshur fanellën e Real Madridit dhe Barcelonës dhe më pas rrugët e tyre janë ndarë.

Megjithatë, për shkak të një ndërthurjeje rrethanash, dje ata patën mundësinë për një duel të ri që tërhoqi vëmendje të jashtëzakonshme jo vetëm në Arabinë Saudite ku u luajt, por edhe në mbarë botën.

Tashmë po qarkullon në rrjetet sociale dhe do të mbahet mend përgjithmonë videoja e dyshes të përqafuar me njëri-tjetrin nga ajo që ndoshta ishte ndeshja e tyre e fundit kundër njëri-tjetrit.

Pas ndeshjes portugezi ka postuar disa foto në Instagram, ndër to edhe një me Lionel Mesin i cilësuar si rivali i tij i përjetshëm: “Shumë i lumtur që jam kthyer në fushë dhe si shënues (me të dy gola)!! Është mirë të shohësh disa miq të vjetër!”

Edhe nga ana tjetër, duket se Messi e ka shijuar gjithashtu ribashkimin e tij me Ronaldon, me yllin e PSG-së që ka ndarë një video në “Story” në Instagram .

N֝ë videon në fjalë shfaqte sulmuesin 35-vjeçar argjentinas duke përqafuar yllin e Al Nassr, Ronaldon përpara ndeshjes Riyadh XI kundër PSG.

/GazetaSinjaliSport/

Read Previous

Gran Turismo 7 ishte ishte një nga lojërat më të shkarkuara në PlayStation 5 për vitin 2022

Read Next

Parashikimi i motit për ditët në vijim në Gjakovë