Moderna miratohet për përdorim emergjent nga OBSH-ja

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë aprovimin për përdorimin emergjent të vaksinës Moderna kundër COVID-19.

Vaksina Moderna nga prodhuesi amerikan bashkohet me vaksinat nga AstraZeneca, Pfizer-BioNTech dhe Johnson&Johnson në marrjen e listës së përdorimit emergjent të OBSH-së.

Miratime të ngjashme për vaksinat Sinopharm dhe Sinovac të Kinës priten në ditët dhe javët e ardhshme, kanë thënë nga OBSH.

Drita jeshile për vaksinën Moderna që u dha mbrëmë vonë – zgjati shumë muaj për shkak të vonesave me të cilat OBSH u përball me marrjen e të dhënave nga prodhuesi./GazetaSinjali/

Read Previous

PSG i duhen vetëm tre pikë përballë Lens

Read Next

Lumadhi i Vushtrrisë merr “dritën e gjelbërt”