Moderna: Falë vaksinimit pandemia drejt fundit

Pandemia e COVID-19 do të përfundojë brenda një viti, parashikoi Stéphane Bancel, kreu ekzekutiv i kompanisë bioteknologjike “Moderna”.

I intervistuar nga gazeta zvicerane “Neue Zuercher Zeitung”, Bancel tha se “nga mesi i vitit të ardhshëm” duhet të ketë doza të mjaftueshme vaksinash, në mënyrë që e gjithë popullsia e botës të jetë e imunizuar.

“Ne së shpejti duhet të jemi në gjendje të vaksinojmë edhe fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç dhe, në një fazë të mëvonshme, ata të moshës gjashtë muaj e lart”, vazhdoi Bancel, raporton ATSh.

“Ne do të përfundojmë në një situatë të ngjashme me atë të gripit: mund të vaksinoheni dhe të kaloni një dimër të qetë ose nuk vaksinoheni dhe rrezikoni të sëmureni dhe, ndoshta, edhe të përfundoni në spital”, shtoi ai.

Në përgjigje të pyetjes “A do të thotë kjo se ne do të kthehemi në normalitet në gjysmën e dytë të vitit 2022?”, Bancel iu përgjigj “Nga sot një vit, supozoj”.

Read Previous

Jivdipe Tumenca – Fillimi i vitit të ri shkollor 2021/2022

Read Next

Talebanët po sulmohen me taktikat e tyre