MKRS ndanë 178 mijë euro për tri kompeticione të Federatës së Basketbollit të Kosovës​

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë 178 mijë euro në mbështetje të Federatës së Basketbollit të Kosovës për organizimin e tri ngjarjeve sportive, Ligës Unike, Junior NBA Liga në Kosovë dhe FIBA U16 Kampionati Evropian, Divizioni C.

Memorandumi i bashkëpunimi është nënshkruar ndërmjet ministrit të sportit Hajrulla Çeku dhe kryetarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës Arben Fetahu.

“Liga UNIKE” është kampionat i përbashkët ku garojnë klubet e basketbollit nga Kosova dhe Shqipëria, organizim që bashkon dy shtetet tona në fushën e sportit.

Projekti “Junior NBA Liga në Kosovë që funksionon në kuadër të Qendrës Nacionale për Zhvillimin e Basketbollit në Kosovë” është pjesë e programit të FBK-së për zhvillimin e basketbollit tek gjeneratat e reja dhe masovizimin e tij në vendin tonë.

Projekti i tretë “FIBA U16 Kampionati Evropian, Divizioni C” është kampionat për të rinj nën moshën 16 vjeç që do të organizohet në Prizren nga 12 deri më 17 korrik të këtij viti dhe është pjesë e kalendarit zyrtar të garave të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit, FIBA. /KosovaPress/

Read Previous

Marrëveshja për energji mes Kosovës dhe Serbisë, Rama: Kjo është rruga e duhur

Read Next

Joga ndër aktivitetet më të rëndësishme për mirëqenien e shëndetit