Mjekët gjermanë shpëtojnë foshnjën 300 gramëshe

Një vajzë e sapolindur, e cila peshonte vetëm 300 gramë në lindje, ka arritur të mbijetojë pas një lindjeje 16 javë para kohe në Gjermani – një rast që mjekët e kanë quajtur “mrekulli mjekësore”.

Mjekët në Spitalin Universitar të Magdeburgut e mbajtën foshnjën gjallë gjatë një periudhe intensive dy mujore me ventilator. Gjatë gjithë kësaj kohe, prindërit nuk u larguan asnjë ditë prej saj, duke ruajtur kontaktin dhe duke i dhënë ngrohtësinë e nevojshme për mbijetesë.

Pas shtatë javësh, ajo nisi të marrë frymë vetë, dhe vetëm dy javë më vonë, u lejua të kthehej në shtëpi. Sipas mjekëve, vajza është tashmë e shëndetshme dhe po zhvillohet normalisht.

Në mbarë botën, vetëm rreth një në katër foshnja të lindura kaq herët arrijnë të mbijetojnë. /Albanianpost.com

Read Previous

Ushtria izraelite arreston një nga figurat kryesore të ushtrisë, akuzohet për tradhti

Read Next

Ukrainasit godasin me dronë fabrikat kryesore industriale ruse, duke shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë elektrike