Mjekët amerikanë: Në shishet e alkoolit duhet të vendosen shenjat paralajmëruese të kancerit

Nëse pini alkool, me siguri keni parë, ose edhe nëse i keni parë,  i keni anashkaluar etiketat paralajmëruese në pjesën e pasme të shisheve.

Por këto etiketa nuk janë përditësuar që nga fundi i viteve 1980. Tani, studiuesit po kërkojnë që kjo të bëhet, shkruan Washington Post.

Ata thonë se ato nuk paralajmërojnë në mënyrë adekuate pasojat më të mëdha të mundshme shëndetësore të konsumit të alkoolit:kancerin, përfshirë këtu kancerin e gjirit, transmeton në shqip.

Në një artikull të publikuar së fundmi në New England Journal of Medicine, studiuesit paralajmërojnë se etiketat janë të vjetruara dhe të paqarta në lidhje me rreziqet e konsumit të alkoolit, pavarësisht barrës së shëndetit publik të pirjes.

Sipas studiuesve, pak amerikanë dinë mjaftueshëm për këto rreziqe, duke zbuluar të dhënat që sugjerojnë se gati 70 për qind e tyre nuk e kuptojnë se konsumimi i alkoolit rrit rrezikun e kancerit.

Ndonëse edhe konsumimi me masë i alkoolit ka rreziqet e tij, përdorimi i tepërt është më i rrezikshëm. Udhëzimet sugjerojnë se marrja e alkoolit duhet të kufizohet në dy ose më pak pije në ditë për burrat dhe një ose më pak në ditë për gratë, por të dhënat sugjerojnë se shumica e të rriturve pinë më shumë.

Studiuesit thonë se ka arsye të mjaftueshme për “përforcuar” etiketat paralajmëruese për birrën, verën dhe pijet tjera alkoolike.

Ndonëse të gjitha pijet alkoolike duhet të kenë deklarata paralajmëruese për shëndetin, falë një ligji të vitit 1988, studiuesit thonë se etiketa aktuale, e cila paralajmëron kundër pirjes gjatë shtatzënisë ose përdorimit gjatë ngasjes së automjetit, “i mungojnë të gjithë elementët kryesorë të dizajnit të paralajmërimit të bazuar në prova”. /Reporteri.net

Read Previous

Sot vazhdojnë ndeshjet në Ligën e Kombeve

Read Next

A e dini se çfarë do të thotë kjo shenjë e trafikut?