Të shtunën në mbrëmje, një burrë nga Rashani i Mitrovicës e ka vrarë ish-gruan e tij në Aachen të Gjermanisë.
Vrasja ka ndodhur në parkingun e një tregu në rrugën Debyestrasse të Aachen.
Viktima nga fshati Zasellë e Mitrovicës ishte e lindur në vitit 1995. Ndërsa i dyshuari është 37-vjeçar.
Sipas raportimeve të medieve gjermane, i dyshuari dhe viktima ishin ndarë dhe nuk jetonin së bashku.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi, ku pritet të zbulohen shkaqet e vdekjes.
/KlanKosova/