Miratohen pjesërisht mocionet e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit kundër formës së aktakuzës

Gjykatësi i procesit të rastit të ish-krerëve të UÇK-së në Speciale, Nicolas Guillou, ka miratuar pjesërisht mocionet e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit kundër formës së aktakuzës.

Kështu bëhet e ditur në dokumentet e publikuara në Dhomat e Specializuara, gjykatësi Guillou urdhëron Zyrën e Prokurorit të Specializuar, që deri më 3 shtator, të dorëzojë një verzion të korrigjuar të aktakuzës së konfirmuar në pajtim me vendimin, përcjell kankosova.tv.

Kurse po ashtu pjesët tjera të mocioneve të Thaçit, Selimit e Krasniqit, janë hedhur poshtë, ndërsa mocioni i Kadri Veselit, është hedhur poshtë plotësisht.

Ndryshe, më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Read Previous

Nord Stream 2 përplas Merkel me senatorët amerikanë

Read Next

Sot mbahet ndeshje miqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë për nder të Fadil Vokrrit