Ministria e Punëve të Brendshme publikon materiale informuese për zbatimin e Ligjit për të Huajt

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar materiale informuese lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt, me qëllim të ofrimit të udhëzimeve të qarta për kërkesat dhe obligimet ligjore të të huajve në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit të MPB-së, janë publikuar dokumente dhe materiale informuese që sqarojnë kriteret që duhet të përmbushin shtetasit e huaj, si dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë gjatë parashtrimit të kërkesës për pajisje me lejeqëndrim të përkohshëm dhe/apo lejeqëndrim të përhershëm.

Të gjitha materialet, përfshirë informatat për kriteret dhe listat kontrolluese të dokumenteve të nevojshme për aplikim, janë të qasshme për publikun në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme. /RTKlive

Më shumë:
https://mpb.rks-gov.net/…/Leje-qendrim-i-perkohshem-per…

https://mpb.rks-gov.net/…/Leje-qendrimi-i-perhershem…

Zyra për Komunikim Publik e Ministrisë së Punëve të Brendshme
+383(0) 38 521 033
[email protected]

Read Previous

Spiropali: Shqipëria, 15 herë më shumë hebrenj në fund të Luftës së Dytë Botërore

Read Next

Kronikë | Dita Ndërkombëtare e Holokaustit