Ministri Latifi: Po fillon puna konkrete për krijimin e Qendrës së Traumës dhe Emergjencës

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr.Rifat Latifi, ka takuar dje ekspertin me renome botërore, Ruben Peralta, me të cilin biseduan për zhvillimin e sistemit shëndetësor në Kosovë. 

Ministri Latifi, tha se është shumë i lumtur që po fillon puna konkrete për realizimin e njërës prej objektivave kryesore për transformimin e sistemit shëndetësor në Republikën e Kosovës. 

Ai tha se me ekspertin me renome botërore, Perlata, është biseduar ecurin e tij të angazhimit për të ndihmuar MSh në kryerjen e vlerësimit të nevojave për krijimin e Qendrës së Traumës dhe Emergjencës. 

Krijimi i Qendrës së Traumës dhe Emergjencës, është njëra ndër shtatë shtyllat e prezantuara tashmë të ministrit Latifi, për transformimin e shëndetësisë së Kosovës. 

Ndërkaq, Ruben Peralta, tha se ndihet shumë i privigjuar, që i është dhënë mundësia, për të ndihmuar dhe angazhuar në përmirësimin e sistemit shëndetësor të Kosovës./Botasot/

Read Previous

Trafikuan e shfrytëzuan qindra gra, dënohen pjesëtarët e bandës në Londër

Read Next

Dy të miturit që u mbytën në liqenin e Prushit në Tiranë janë vëllezër