Ministri Latifi bashkë me Krasniqin vizitojnë fëmijët në Pediatri

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i shoqëruar nga drejtori i SHSKUK-së,  Valbon Krasniqi vizituan sot Spitalin Pediatrik-Kirurgjik, Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe Qendrën Emergjente në QKUK.

Latifi falënderoi personelin shëndetësor dhe atë mbështetës për punën që po bëjnë dhe angazhimin e tyre për t’u ofruar qytetaravë shërbime shëndetësore në çdo kohë.

Gjatë kësaj vizite, në diten e festës së Bajramit, ministri ka bashkëbiseduar edhe me pacientë që po marrin shërbime në klinikat e QKUK-së dhe familjarët e tyre.

Ministri Latifi ka shprehur përkushtimin e tij për transformimin e sistemit shëndetësor, duke pasur prioritet kryesor pacientin dhe cilësinë e shërbimeve për ta dhe, gjithashtu, përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e mirëqenies për profesionistët shëndetësorë.

May be an image of 3 people, people standing and indoor
May be an image of 4 people and indoor
May be an image of 6 people and people standing

Read Previous

​OKB: Më shumë se 3000 civilë janë vrarë në Ukrainë deri më tani

Read Next

UEFA ndëshkon Rusinë, asnjë skuadër në kompeticionet evropiane sezonin e ardhshëm