Ministri i Mbrojtjes i Greqisë viziton Kosovën, takohet me Kurtin

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, po qëndron sot për një vizitë në Kosovë.

Ai mëngjesin e së enjtes është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.

Për këtë ka njoftuar ministri Dendias në rrjetin social X.

“Mëngjes pune me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, ka shkruar ai në X.

Ndërkohë, sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes e Greqisë, gjatë qëndrimit në Kosovë ai do të vizitojë shtabin e kontingjentit grek në kuadër të misionit të KFOR-it, si dhe do të takohet me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.

Greqia ende nuk e njeh Kosovën shtet.

Në Kosovë të enjten po qëndron edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prevot. /KosovaPress/

Read Previous

Zvicra planifikon kufizimin e blerjeve të pasurive të paluajtshme nga të huajt

Read Next

Çështja e kreut të ri të Federatës Italiane të Futbollit, vetëm dy kandidatë deri tani në garë