Ministri Gashani: 100% rritje e koeficientit për sportistet dhe trajneret femra

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka njoftuar për një rritje të konsiderueshme të mbështetjes financiare për sportistet dhe trajneret femra në Kosovë.

Sipas njoftimit të ministrit, koeficienti për këtë kategori është rritur me 100 për qind, duke kaluar nga 200 euro në 400 euro. Ai theksoi se ky vendim synon të fuqizojë rolin e grave në sport dhe të krijojë më shumë mundësi për zhvillimin dhe përkushtimin e tyre në arenën sportive.

Gashani ka vlerësuar kontributin e sportisteve kosovare në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se ato kanë sjellë disa nga sukseset më të mëdha për vendin dhe kanë ngritur lart flamurin e Kosovës në garat ndërkombëtare. Sipas tij, mbështetja për sportistet dhe trajneret femra nuk është vetëm një obligim institucional, por edhe një investim i drejtpërdrejtë në suksesin e sportit kosovar. /KosovaPress/

Read Previous

“Nga Riviera te Alpet, turizmi në Shqipëri nxit zhvillimin ekonomik”

Read Next

Gërvalla: Shteti ligjor është realitet kur ligji sundon mbi çdo ndikim