Ministri britanik i Mbrojtjes shkruan për vizitën në Kosovë, riafirmon angazhimin për stabilitetin rajonal

Ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Lord Vernon Coaker, ka njoftuar se ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë, me qëllim riafrimimin e angazhimit për stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e përhershme ndaj KFOR-it.

“Kam vizituar Kosovën për të riafirmuar përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj stabilitetit rajonal dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme për KFOR-in. Ishte një privilegj të takoja trupat britanike dhe të angazhohem me partnerët kosovarë. Nder për mua që vendosa një kurorë në Memorialin e KFOR-it të Mbretërisë së Bashkuar, duke kujtuar ata që shërbejnë për të ruajtur paqen.”, shkroi ai në X. /GazetaSinjali/

Read Previous

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së sot vendos për bashkimin me Osmanin

Read Next

Irani mund t’i rezistojë bllokadës detare amerikane për muaj të tërë, thotë CIA