Shqipëria drejt BE-së, çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati theksoi se nënave lehona që janë në marrëdhënie pune e që nuk u është ekzekutuar paga e 13-të e plotë, të bëjnë kërkesë në institucione ku janë të punësuara dhe muajin e ardhshëm do t’u ekzekutohen.
Pas disa pretendimeve se disa nënave që kanë qenë në pushim të lehonisë vitin që lamë pas, nuk u është ekzekutuar paga e 13-të e plotë, Murati tha se kjo varet se si është deklaruar nga institucioni se ku janë të punësuara.
Më tej ai tha se është një gabim i cili mund të korrigjohet dhe në muajin e ardhshëm ekzekutohen.
“Nuk di për raste të tilla, vendimi qëndron të punësuarat që janë në pushim të lehonisë përgjatë periudhës, u llogaritet sikur të kenë punuar me orar të plotë, prandaj, u takon edhe paga e 13-të. Çka mund të ketë ndodhur, nuk di për raste të veçanta, mirëpo, i inkurajoj që të paraqesin ankesë tek institucionet ku janë të punësuara, sepse shpesh varet se si është deklaruar nga institucioni. Nëse ka pasur deklarim të gabuar, nuk figuron si e punësuar që është në pushim të lehonisë edhe mund të ketë ndodhur ndonjë gabim sa i përket trajtimit. Ajo mund të korrigjohet dhe patjetër që në muajin e ardhshëm mund të ekzekutohen”, tha Murati pas mbledhjes së Komisionit për Buxhet.
Dje, të gjithë punonjësve të sektorit publik i janë ekzekutuar në llogaritë e tyre bankare paga e 13-të.
Murati: Kurti është në kontakt të vazhdueshëm me partitë politike
Ministri i financave, Hekuran Murati tha se kryeministri Albin Kurti është në kontakt me partitë politike për të biseduar për çështjen e presidentit.
Murati pas komisionit për buxhet tha se do të ketë njoftim për takimet.
“Besoj që kryeministri është në kontakt të vazhdueshëm dhe shumë shpejt do të ketë njoftim”, tha Murati.
Gjykata Kushtetuese ka dhënë kohë Kuvendit të Kosovës 34 ditë për të thirrur seancën për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. /KosovaPress/