Mina dhe pajisje tjera të sofistikuara, Sveçla publikon prova të reja lidhur me sulmin në Banjskë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vazhduar me publikimin e dëshmive të reja që ndërlidhen me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Sveçla në një postim në platformën “X” ka publikuar disa fotografi ku shihen disa mina, të cilar sipas tij janë një tjetër provë që në Kosovë ka grupe terroriste të mirë organizuara.

“Armatimi i konfiskuar në veri të Kosovës jep sinjale të qarta për nivelin e përgatitjeve për sulme dhe përshkallëzim nga Serbia. Minat dhe pajisjet e sofistikuara më poshtë janë një tjetër provë. Nevojitet ndonjë provë tjetër që kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirëorganizuara?”, ka shkruar Sveçla.

Të shtunën Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), dhe Policia e Kosovës (PK) kanë kryer bastisje në pjesën veriore të vendit.

Bastisjet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

Gjatë këtyre kontrolleve, në një podrum të njërit nga tre soliterët në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv etj.

/Telegrafi/

Read Previous

Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes në koordinim me SHBA-në

Read Next

AUV tregon për parregullsitë që gjetën në lokalin ku dyshohet se helmuan mbi 200 qytetarë në Malishevë