Hysaj: Kemi kombëtare shumë të fortë, Maran po na jep një dorë për lojë më sulmuese
Pas dy barazimeve rresht, Milani ka fituar në derbin ndaj Romës që kishte dy fitore të njëpasnjëshme.
Milani fitoi 1:0 në ndeshjen e xhiros së 10-të të dielën në mbrëmje, dhe e kaloi Romën në renditje por ka pikë të njëjta.
Në vendin e tretë dhe të katërt, Milani e Roma kanë nga 21 pikë, sa ka edhe Interi në pozitën e dytë.
Lider është Napoli me një pikë më shumë.
Golin e fitores për Milanin në minutën e 39-të e shënoi qendërmbrojtësi Strahinja Pavloviq. Ai shënoi me asistim të Rafael Leaos.
Roma kishte mundësinë t’i barazonte shifrat në minutën e 82-të, por penalltinë e Paulo Dybalas e priti portieri Mike Maignan.
Ardon Jashari i sapo kthyer nga lëndimi ishte në bankën rezervë te “rossonerët”./koha.net