Milan në kërkim të një mesfushori, pëlqehet lojtari i Chelsea

Ruben Loftus Cheek ka një vit që kërkohet nga Milani, por kanë kaluar dy merkato dhe kuqezinjtë nuk kanë arritur te ai.

Mesfushori anglez ende nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij në Stamford Bridge pasi nuk është një titullar i rregullt. Transferimi drejt Serie A nuk është i pamundur, pasi vet mesfushori kërkon një aventurë të re dhe një klub ku mund të jetë i rëndësishëm dhe të ketë minuta loje në këmbët e tij.

Calciomercato ka raportuar se drejtuesit e Milanit do të bëjnë të pamundurën për transferimin e mesfushorit në merkaton e verës. 25-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2024 dhe ai nuk po mendon rinovimin e saj. Chelsea është gati ta shes anglezin nëse Milan apo ndonjë klub tjetër do të ofronte një shumë prej 25 milionë euro.

Në garë gjithashtu për Loftus-Cheek janë edhe skuadra si Newcastle United, Everton, Leeds United dhe West Ham United./h.ll/abcnews.al

Read Previous

SHBA qetëson qytetarët: Sistemi bankar mbetet i sigurt

Read Next

Fenomeni që po krijon ndarjen e Afrikës në dy pjesë, deklarohen ekspertët