“Titulli? Duhet të qëndrojmë të qetë”, Allegri flet pas barazimit ndaj Como-s

Massimiliano Allegri sheh gjithmonë anën pozitive, edhe pse Interi është shkëputur në +7 pikë.

Trajneri kuqezi u fokusua tek objektivi “Champions”: “Kemi fituar një pikë, që do të jetë e rëndësishme ndaj Juventusit, Napolit dhe Romës. Titulli? Duhet të qëndrojmë të qetë”.

Ai shtoi: “Pjesa e parë ishte e ekuilibruar dhe pak e mërzitshme. Ata kaluan në avantazh dhe nuk ishte e lehtë të rikuperonim, por ia dolëm dhe krijuam raste të tjera. Tani duhet të mendojmë vetëm të rikthehemi te fitorja kundër Parmës”.

Për episodin me Fabregas: “Mendoj se pati faull, Saelemaekers po nisej në kundërsulm dhe u tërhoq nga pankina, besoj nga Fabregas. A kërkoi falje? Herën tjetër futem edhe unë në fushë. Shkova të mbroj lojtarin tim, por nuk ndodhi asgjë”.

Ai vlerësoi golin e Leaos dhe asistin e Jasharit, duke theksuar rezultatin e 24-t radhazi pozitiv: “Duhet qetësi, të rikuperojmë lojtarët dhe të vazhdojmë të punojmë. Futbolli ndryshon shpejt, ndaj duhet të fitojmë për të ruajtur avantazhin ndaj ndjekësve”. /Telesport.al/

Read Previous

Arteta: Ishim nën standardet që duhen për të fituar një ndeshje në Premier Ligë

Read Next

Bill Gates tërhiqet nga Samiti i AI-së në Delhi pas polemikave mbi lidhjet me Epstein