• 5 October, 2022

Mianmar bllokon qasjen e banorëve në Facebook, për të ruajtur stabilitetin në vend

Mianmar ka bllokuar qasjen në Facebook, disa ditë pasi ushtria arrestoi udhëheqësit dhe mori qeverinë me grusht shtet.

Zyrtarët thanë se platforma e mediave sociale e cila për shumë persona në Mianmar është e vetmja qasje në internet do të bllokohet për hir të “stabilitetit” në vend, raporton BBC.

Udhëheqësja e zgjedhur Aung San Suu Kyi u arrestua pas fitores së zgjedhjeve dhe policia ka ngritur akuza kundër saj.

Gjysma e 53 milionë banorëve të Mianmarit përdorin Facebook dhe gjatë ditëve të kaluara, aktivistët kishin hapur një faqe në rrjetin social për të bashkërenduar kundërshtimin e grusht-shtetit.

Facebook e pranoi ndërprerjen e qasjes se banorëve në këtë aplikacion, duke thënë “nxisin autoritetet të rivendosin lidhjen në mënyrë që njerëzit në Mianmar të mund të komunikojnë me familjet dhe miqtë e tyre dhe të kenë informacione të rëndësishme”.

Ministria e Komunikimeve dhe Informacionit tha se platforma e mediave sociale Facebook do të bllokohet deri më 7 shkurt.

Read Previous

Grupi Proud Boys në SHBA rrezikon të akuzohet për vepra terroriste

Read Next

Ky është plani i Bill Gates për të parandaluar pandemitë e ardhshme