Messi shpërndan magji edhe si rezervist, Argjentina mbyll grupet me triumf ndaj Jordanisë

Kampionia në fuqi e botës, Argjentina, e ka mbyllur me fitore fazën e grupeve në Kupën e Botës 2026, duke triumfuar 3-1 ndaj Jordanisë në ndeshjen e fundit të Grupit J.

Edhe pse selektori Lionel Scaloni vendosi ta linte Lionel Messin në bankën rezervë për shkak se kualifikimi ishte siguruar më herët, ylli argjentinas u fut në pjesën e dytë dhe sërish arriti të bëjë diferencën.

Giovani Lo Celso zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, ndërsa Lautaro Martínez dyfishoi epërsinë nga pika e bardhë e penalltisë. Jordania reagoi në fraksionin e dytë dhe ngushtoi shifrat me Mousa Al-Tamari, duke krijuar për pak momente pasiguri në radhët e kampionëve të botës. 

Megjithatë, hyrja e Messit i dha qetësi Argjentinës. Superylli 39-vjeçar realizoi një supergol nga goditja e lirë, duke vulosur fitoren 3-1 dhe duke vazhduar formën e jashtëzakonshme në këtë Botëror. Ky ishte goli i tij i gjashtë në tri ndeshje dhe një tjetër moment historik në karrierën e legjendës argjentinase. 

Me këtë sukses, Argjentina e mbyll fazën e grupeve me tri fitore në po aq ndeshje dhe avancon me besim të plotë drejt fazës së 1/16 së finales, ku do të përballet me Kepin e Gjelbër. Ndërkohë, Jordania e përfundon aventurën e saj historike në Botëror me një gol prestigji ndaj kampionëve në fuqi./express

Read Previous

35 vjet nga masat e dhunshme të Serbisë në UP