Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ofruar dorëheqje nga posti i kryetarit, të cilën pritet ta konfirmojë Këshilli i Përgjithshëm i PDK-së.
E ushtrues detyre i kreut të kësaj partie pritet të jetë Bedri Hamza, i cili ka qenë kandidat për kryeministër nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Krasniqi u zgjodh kryetar në vitin 2021, pas dorëheqjes së Kadri Veselit, të cilit Dhomat e Specializuara i konfirmuan aktakuzën për krime lufte dhe kundër njerëzimit.
Për gati 17 vjet, timonin e PDK-së e mbajti Hashim Thaçi – një prej figurave kryesore të skenës politike – i cili, gjithashtu, ndodhet në paraburgim në Hagë të Holandës. /Albanianpost.com