Prokuroria Themelore në Gjakovë ngre aktakuzë ndaj dy inspektorëve të ATK-së
Julian Quinones dhe Raul Jimenez shënuan në pjesën e parë, ndërsa Meksika e mposhti 2:0 Ekuadorin në orët e para të mëngjesit, të mërkurën. Për Meksikën është fitorja e parë pas 40 vjetësh në fazën eliminatore të Botërorit. Meksika avancoi në 1/8 e finales. Quinones shënoi në minutën e 22-të, ndërsa Jimenez në minutën e 31-të për meksikanët, që fitoren e fundit në raundet nokaut e kishin ndaj Bullgarisë në 1/8 e finales në Botërorin 1986.
VIDEO: Golat dhe momentet më të mira të ndeshjes
Nga viti 1994 deri në vitin 2018, Meksika humbi shtatë herë rresht në të njëjtën fazë.
Në Katari 2022, meksikanët u ndalën në fazën grupore për herë të parë që nga viti 1978.
Meksika është në seri prej 12 fitoreve.
Për shkak të një stuhie, ndeshja filloi një orë më vonë se që ishte planifikuar. Është ndeshja e dytë e Botërorit që u ndikua nga moti./koha.net