Mehmeti: Mos e shkelni besimin që na ka dhënë qytetari

Me rastin e 22-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës po zhvillohet një ceremoni solemne në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

Pjesa e kësaj ceremonie janë drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla si dhe pjesëtarë tjerë të policisë.

Fillimisht në këtë përvjetor që po organizohet nën kushte pandemike, u bë nderimi i të gjithë policëve të rënë në detyrë.

Policia e Kosovës u themelua me 06 shtator 1999 si një ndër institucionet e para në Kosovë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti në fjalën e rastit në 22 vjetorin e themelimit të këtij institucioni tha se puna e secilit pjesëtar të Policisë është një përgjegjësi në vete.

Mehmeti tha se ka kërkuar nga secili policë që të mos të shkelin asnjëherë besimin e qytetarëve.

“Puna e secilit pjesëtarë të policisë është i lidhur ngushtë me punën dhe përgjegjësitë që kemi. Të sigurosh jetën dhe pronën e qytetarit është një përgjegjësi mjaft e madhe”.

“Sot ju drejtohem me një kërkesë që të mos shkelni asnjëherë besimin e qytetarëve. Në nder të kësaj dite kujtoj të rënët ne detyrë që janë frymëzim për të vazhduar përpara”.

I pari i Policisë së Kosovës tha se policia do të vazhdoj të kontribuojë në sigurinë e vendit me profesionalizëm të plotë.

/KlanKosova.tv/

Read Previous

Muharrem Jashari ftohet në ndeshjen kundër Spanjës

Read Next

COVID-19: Gjermania e rifut Shqipërinë në listën e vendeve të rrezikuara