Mehaj i ndan mirënjohje kolonelit Sebastiano Petrolito në takimin lamtumirës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim lamtumirës këshilltarin bilateral të Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë, kolonel Sebastiano Petrolito, të cilit i ka ndarë mirënjohje.

“Me këtë rast për shërbimin e tij dhe kontributin e dhënë në avancimin e kapaciteteve të FSK-së, rolin këshillues në implementimin e Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit dhe realizimin e planit bilateral me Forcat e Armatosura të Republikës së Italisë, u dekorua me mirënjohja nga ana ime”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mehaj tha se kolonelit Petrolito i dëshiron suksese në detyrën dhe misionin e tij të ri.

/KlanKosova/

Read Previous

Moti në Gjakovë

Read Next

BE-ja parashikon përmirësim të ekonomisë gjatë vitit 2023