Mehaj: Është realizuar me sukses stërvitja fushore e koduar si “Syri 02”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se është realizuar me sukses stërvitja fushore e koduar si “Syri 02”.

Përmes një postimi në Facebook ai u shpreh se objektivi kryesor i këtij ushtrimi ishte dislokimi taktik i postë- komandës në terren.

Kompania e Shtabit të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore ka realizuar me sukses të plotë Stërvitjen fushore të koduar si “Syri 02”. Objektivi kryesor i këtij ushtrimi ishte dislokimi taktik i postë- komandës në terren, realizimi i operacioneve të rikonicionit, vendosja e nyjave të komunikimit në mbështetje të njësive tjera, si dhe mbështetja e operacioneve të R3K”, ka shkruar tutje Mehaj.

Tutje, ai në këtë postim citoi edhe gjeneralin ushtarak, Sun Tzu për luftëtarët.

“Luftëtarët fitimtarë fillimisht fitojnë e më pas shkojnë në luftë, ndërsa luftëtarët e mundur fillimisht shkojnë në luftë dhe më pas kërkojnë të fitojnë”, thotë kjo shprehje. /Klankosova.tv/

Read Previous

Syzet e vrasësit serial më të famshëm shiten me çmimin marramëndës

Read Next

‘Goditet’ grupi kriminal në Spanjë, në pranga 6 shqiptarë