Mediat nuk duhet t’i japin hapësirë një personi si Shkëlzen Gashi

Mediat nuk duhet t’i japin hapësirë një personi si Shkëlzen Gashi, i cili ka ofenduar luftën e shenjtë të UÇK-së dhe i cili në vazhdimësi i referohet informacioneve të shtetit gjenocidal serb.

Deklarimet e tij krijojnë bindjen se ky person vepron në përputhje me interesa që bien ndesh me të vërtetën dhe sakrificën e popullit tonë. Ky ofendon dëshmorët, ofendon viktimat e luftës dhe me deklarimet e tij relativizon krimet e kryera gjatë luftës, duke bërë krahasime të papranueshme.

Veprime të tilla janë të rënda dhe cenojnë ndjenjat dhe dinjitetin e shoqërisë sonë.

Prandaj, konsiderojm se një person që bën deklarime të tilla nuk duhet të ketë hapësirë në media, ndërsa institucionet e shtetit të Kosovës duhet të reagojnë njejt qysh kane reaguar duke e arrestuar edhe udbashin tjeter Fatmir Shehollin njejt duhet ta arrestojn kete, sepse te gjithe ata qe paguhen dhe punojn per institucionet e shtetit fashist serb duhet te arrestohen, Alarm për institucionet që të reagojnë.

Read Previous

Rama: Kërkojmë përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi për miratimin dhe financimin e ekspozitës në shesh

Read Next

Osmani: Izbica është kujtesë që nuk guxon të zbehet, krimet e Serbisë duhet të përballen me drejtësinë