Më shumë se 36 mijë emigrantë kaluan Kanalin Anglez në 2024

Një total prej 36,816 emigrantësh kaluan Kanalin Anglez për në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2024, tregojnë shifrat e përkohshme të qeverisë.

Shifra është rritur 25 përqind, teksa në vitin 2023 rreth 29,437 njerëz mbërritën me varka të vogla, shkruan Sky News.

Numri i njerëzve që vdiqën gjatë udhëtimit të rrezikshëm nuk u publikua në të dhënat e Home Office, megjithëse viti 2024 u konsiderua më vdekjeprurës.

Kalimet e fundit u regjistruan më 29 dhjetor 2024, kur 291 persona bënë udhëtimin nga Franca me gjashtë varka./abcnews.al

Read Previous

Përballja me sfidat e rrjetit energjetik – Çfarë tregon raporti për Shqipërinë?

Read Next

Sergio Conceiçao bën kërkesën e parë si trajner i Milan-it