Me ftesë të opozitës, nesër seancë e jashtëzakonshme për librat

Me ftesë të opozitës, Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Kjo seancë e jashtëzakonshme pritet të zhvillohet me fillim nga ora 12:00.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka bërë të ditur se deputetët e opozitës kanë thirrur këtë seancë për të diskutuar për furnizimin me tekste shkollore të nxënësve për këtë vit të ri shkollor.

“Shkollat janë të papërgatitura, nxënësit nuk kanë tekste shkollore e materiale mësimore, ndërsa familjet e prindërit janë të braktisur. Mbi 200 mijë nxënësve nuk do t’iu ofrohen në shkolla tekstet falas, ashtu siç e përcakton ligji dhe ashtu siç ka ndodhur për më shumë së një dekadë”.

“Pasojat e paaftësisë dhe dështimit të kësaj qeverie, po i vuajnë mbi 200 mijë nxënës, mijëra prindër e mësimdhënës. Gjendja është e jashtëzakonshme dhe kërkon veprime urgjente. Prandaj, ne, deputetët e opozitës – anëtarë të Komisionit për Arsim, të mbështetur nga deputetët e tjerë, kemi iniciuar thirrjen e Seancës së Jashtëzakonshme të Kuvendit e cila do të mbahet të hënën, më 04 shtator”, është shprehur Hoxha.

/klankosova/

Read Previous

Këshilltari i Erdogan thotë se vizita e liderit tuk në Rusi është jetike për marrëveshjen e grurit

Read Next

Sot nis kthimi i astronautëve nga hapësira