Mbylli aventurën me Southampton, Broja letër emocionuese: Ishit si një familje, do më mungoni!

Sulmuesi shqiptar Armando Broja e ka mbyllur aventurën te Southampton. Ai do të rikthehet te Chelsea, teksa do të provojë veten në miqësoret përgatitore për sezonin e ardhshëm.

Broja ka publikuar edhe letrën e lamtumirës te Southampton.

“Më duhet ta nis me falenderimet, çfarë sezoni i madh për mua dhe familjen time. Një sezon me shumë ulje ngritje, por familja dhe njerëzit e mi të rëndësishëm më ndihmuan për të tejkaluar problemet.

Dua të falenderoj Southampton, tifozët e mrekullueshëm që më mbështetën dhe ishin në dijeni të aftësive të mia. Në fund dua të falenderoj lojtarët që ishin me mua në këtë sezon. E dashurova çdo minutë me ju, do të më mungoni djema”, shkruan Broja.

Trajneri i Chelsea, Tuchel konfirmoi mundësinë që do t’i jap dy lojtarëve që kanë shkëlqyer pas lënies në huazim nga londinezët, Broja dhe Gallagher.

“Të dy këta lojtarë do të kthehen te Chelsea, sigurisht. Unë dua t’i kem ata në ndeshjet përgatitore për sezonin e ardhshëm”, tha Tuchel.

Atje do të vendosim përfundimisht edhe për të ardhmen e tyre. E gjitha do të varet nga Broja dhe Gallagher, sesi do të paraqiten në këto takime”, përfundoi trajneri i Chelsea-t Tuchel.

Read Previous

Rrjeti i Grave të Kosovës kërkon heqjen e taksave për produktet menstruale

Read Next

Si përhapet lija e majmunëve dhe sa të rrezikuar jemi