Mblidhet Komisioni Hetimor për energjinë

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit, mbledhja do nisë në orën 10:00 dhe para anëtarëve të Komisionit do të raportojnë kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu dhe ish-drejtori menaxhues i Kosova Thëngjillit, Sylejman Hajdini.

Ndryshe, Komisioni i kryesuar nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka mbajtur deri më tash disa mbledhje.

Nga kjo parti është anëtar edhe deputeti Rashit Qalaj.

Nga Lëvizja Vetëvendosje janë deputetët Armend Muja (zëvendës kryesues), Arbër Rexhaj, Halil Thaçi.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës Armend Zemaj dhe deputetja Rezarta Krasniqi.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës anëtare është deputetja Time Kadrijaj.

Nga Lista Serbe për anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik është Duda Balje.

Kuvendi ka krijuar dy komisione hetimore për energjinë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Mbyllet marrëveshja, Elon Musk është pronari i ri i Twitter

Read Next

Raporti i senatit amerikan: Covid-19 me shumë mundësi rrodhi nga një laborator kinez