Mblidhen deputetët, sot në Kuvend diskutohet për mosliberalizimin e vizave

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot për të vazhduar seancën e djeshme.

Seanca pritet të fillojë në orën 10:00 dhe në rend dite është edhe debati parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën dhe propozim rezoluta për adresimin e rritjes së çmimeve.

Ndryshe, në seancën e djeshme me votë unanime u ratifikua Marrëveshje me MCC-në. 

Këto janë pikat e tjera:

Votimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021,

Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës,

Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”,

Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,

Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.

Vendi: Kuvendi i Kosovës

Koha: 10:00

Read Previous

Manchester United zbulon numrin që do të mbajë Eriksen

Read Next

Pse gratë jetojnë më shumë se burrat?