Mbi një mijë fermerë do të subvencionohen nga Ministria e Bujqësisë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur thirrjen publike për subvencionimin e  fermerëve në komunën e Gjakovës. Drejtori i këtij dikasteri, Haxhi Sejdiu ka thënë se mbi një mijë fermerë do të mbështeten nga kjo ministri. Ndërsa ai ka treguar edhe kushtet e aplikimt dhe kriteret e subvencionimit.

Gjithashtu kjo drejtori është ndihmuar me staf shtesë nga komuna për verifikimin e dokumentacioneve të aplikantëve.

Fermerët që kanë ardhur për të aplikuar po presin në radhë për thirrje. Ata na treguan për veprimtarinë e tyre që shpresojnë të ju përkrahet.

Aplikuesit gjithashtu prapa kamerave thanë që kjo mbështetje financiare është e nevojshme dhe ndihmë e madhe për të gjithë fermerët. Thirrja për aplikim do të mbetet e hapur për tri javë të ardhshme.

Read Previous

Deri më tani janë raportuar mbi 1 mijë raste të dhunës ndaj grave në Kosovë

Read Next

Historia e ‘Bella Ciao’, këngës që u bë himn i revoltës