Mbi 200 mijë udhëtarë udhëtuan përmes aeroportit “Adem Jashari” këtë muaj

Sikurse në vendkalimet kufitare ashtu edhe në Aeroportin Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, gjatë këtij viti ka pasur fluks të madh të udhëtarëve.

Vetëm gjatë muajit dhjetor përmes këtij aeroporti kanë udhëtuar mbi 200 mijë udhëtarë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara. Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se presin që vitin ta mbyllin me mbi 3.4 milionë udhëtarë.

“Vetëm në muajin dhjetor nga data 1 deri më 27 (deri më sot) kanë udhëtuar 221 309 udhëtarë, përmes ANP ‘Adem Jashari’ (ku nga këta 133 910 kanë qenë në ardhje), përderisa presim të përmbyllim vitin me mbi 3.4 milion udhëtarë. Të dhënat e sakta do të bëhen publike në janar 2024”, ka shkruar Gara.

Kujtojmë se muaj më parë në ANP “Adem Jashari” ishte regjistruar udhëtari i 3 miliontë, ai ishte Ardit Alaj nga Deçani, i cili po udhëtonte drejt Gjermanisë.

Alaj me bashkëshorten e tij, kanë përfituar një udhëtim një javor në njërin nga hotelet e Rimakut në Turqi, dhe një befasi nga uni-free (freeshop).

/Telegrafi/

Read Previous

Peja – Vëllaznimi ndeshja përmbyllëse e Superligës së basketbollit për vitin 2023

Read Next

FBK shpall konkurs për organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës