Peja – Vëllaznimi ndeshja përmbyllëse e Superligës së basketbollit për vitin 2023

 Me dy ndeshje në program, sonte mbyllet xhiro e 15-të e Superligës së Kosovës te meshkujt, njëherazit e fundit për vitin 2023.

Sonte do të përballen Golden Eagle Ylli me Bashkimin, ku therandasit kanë tetë fitore e gjashtë humbje, ndërsa prizrenasit kanë katër fitore e dhjetë humbje, andaj të dy skuadrat synojnë fitoren, që të kenë plasman sa më të mirë në garat e rregullta.

Sonte përballen edhe Peja-Vëllaznimi, që njëkohësisht pritet të jetë më interesantja e kësaj xhiro. Kampionët e Kosovës janë në vendin e dytë me dhjetë fitore e katër humbje, ndërsa kuqezinjtë kanë shtatë fitore e shtatë humbje, duke u renditur në vendin e pestë.

/asistionline/

Read Previous

“The Sun”: Shqipëria mes destinacioneve të njohura për plazhet mahnitëse

Read Next

Mbi 200 mijë udhëtarë udhëtuan përmes aeroportit “Adem Jashari” këtë muaj