Gjatë muajit shtator 2026, mbi 2 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë në territorin e Shqipërisë, duke shënuar një rritje prej 3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), gjatë muajit shtator janë regjistruar gjithsej 2.024.320 hyrje, ndërsa numri i daljeve arriti në 2.141.133, me rritje 0,6% krahasuar me shtatorin 2025.
Nga hyrjet e regjistruara, 1.286.691 ishin shtetas të huaj, me rritje 2,1%, ndërsa 737.629 ishin shtetas shqiptarë, me rritje 4,5% në raport me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
INSTAT informon se nga territori i Shqipërisë dolën 1.317.259 shtetas të huaj, 2,8% më pak se në shtatorin 2025, si dhe 823.874 shtetas shqiptarë, duke shënuar rritje 6,6%.
Të dhënat tregojnë se gjatë shtatorit numri i hyrjeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj vijoi të rritet, ndërsa daljet shënuan një rritje më të moderuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /ATSH/
