Mbi 1600 gjoba ndaj shoferëve që s’respektuan rregullat në trafik gjatë 24 orëve të fundit

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me dëme materiale.

Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 654 gjoba trafiku.

Gjithashtu, në 24 orëshin e fundit janë arrestuar 16 persona dhe nëntë janë dërguar në mbajtje./reporteri

Read Previous

Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trumpit 

Read Next

Në Zubin Potok gjenden armë dhe pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar