Mbi 150 persona të infektuar me koronavirus në Lojërat Olimpike

Organizatorët e Lojërave Olimpike në Tokio kanë njoftuar se 153 persona të akredituar për Olimpiadën kanë rezultuar pozitivë me koronavirus qysh prej fillimit të muajit, 16 prej tyre vetëm në 24 orët e fundit.

Prej të infektuarve 19 janë atletë dhe disa të tjerë janë banorë të fshatit Olimpik, 16 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë dhe janë larguar nga apartamentet dhe janë vendosur në hotele karantinë.

Tifozët nga Japonia dhe ata nga jashtë janë ndaluar të marrin pjesë në ngjarjet olimpike.

Tokio, qyteti nikoqir është në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të rasteve me koronavirus.

Olimpiada do të përfundojë me 8 gusht, pasi që ditë më pas, më 24 gusht nisin Lojërat Paralimpike./GazetaSinjali

Read Previous

26 të lënduar në aksidentin me autobus lirohen nga spital në Kroaci, pritet kthimi i tyre

Read Next

Shirat e rrëmbyeshëm bllokojnë rrugët dhe shtëpitë në Londër