Mbahet mbledhja e parë e KKSB-së, u diskutua edhe për sigurinë në shkolla

Është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit Komunal për  Siguri në Bashkësi për vitin 2022.
Fillimisht u raportua nga Stacioni Policor i Gjakovës. Zëvendës komandanti i këtij stacioni Ramë Beka , tha se situata është e mirë dhe e qëndrueshme duke treguar disa prej rasteve të cilat i kanë trajtuar së fundmi.

Nga anëtarët u parashtruan disa pyetje që kryesisht kishin të bëjnë me sigurinë e nxënësve në shkolla.
Po ashtu u kërkua të dihet edhe mbi situatën në lagjen “Ali Ibra” sa i përket qarkullimit të narkotikëve në atë anë .

Nga policia thanë se janë disa plane operative që parashihen të realizohen për siguri më të lartë në shkolla dhe menaxhimin e situatës në në lagjen “Ali Ibra”.

Kryetari Gjini potencoi se duhet përdorur të gjitha mjetet për ndalimin e mbajtjes së armëve në shkolla në mënyrë që nxënësit të jenë të sigurtë në institucionet ku arsimohen.

Në fund u vendos edhe për formimin e grupit punues për hartimin e planit të punë për vitin 2022 për këtë komitet ku u zgjodhën 9 anëtarë që do të punojnë në hartimin e këtij plani.

Read Previous

Dy të vdekur dhe 16 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Read Next

Arti në trafostacionet në Gjakovë përcjell mesazhe të barazisë gjinore