Mbahet dëgjimi i parë publik për shpronësimin e zonave kadastrale Bec, Trakaniq dhe Janosh

Me kërkesë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe infrastrukturës. Është mbajtur sot dëgjimi i parë publik lidhur me shpronësimin e kërkuar, të të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera në pronat e paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të komunës së Gjakovës, përkatësisht për zonat kadastrale Bec, Trakaniq dhe Janosh, brenda lokacionit të Aeroportit të Gjakovës.

Paneli i përbërë nga Ministria mbrojtjes dhe ajo e planifikimit hapsinorë si dhe drejtoria për gjeodezi kadastër dhe pronë në komunën e Gjakovës mirëpritën pyetje nga pjesmarrësit, të cilat kryesisht lidheshin me kompenzimin e këtyre pronave.

Samir Bruqi, zyrtar i lartë i Departamentit të Shpronësimit në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, ka thënë se në këtë dëgjim qytetarët patën mundësinë të njoftohen nga afër se cka do të ndodh me pronat e tyre.

Vlen të theksohet se bëhet fjalë për diku rreth 150 hektarë që përfshijnë këto 3 zona kadastrale.

Read Previous

Paralajmërimi i Putinit: Paguani në rubla ose do t’u japim fund kontratave të gazit

Read Next

2 të vdekur në aksidentin mes 2 veturave në Drenoc të Malishevës