Marta Kos sot në Kosovë, takohet me Haxhiun dhe Kurtin

Komisarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos sot viziton Kosovën.

Sipas agjendës, ajo do të zhvillojë takime me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Zyra e Presidencës ka njoftuar se sot, orën 10:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, pret të premten në takim komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos. 

Pas takimit do të kenë konferencë të përbashkët për media, në orën 10:45, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Vizita e zyrtares së lartë evropiane vjen tri javë para zgjedhjeve të reja në Kosovë. /RTKlive

Read Previous

​Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Klimës

Read Next

​Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”