Mark Krasniqi: Ata që i kisha armiq për së gjalli i kam edhe për së vdekuri, mos t’më vijnë tek varri

Sot janë bërë 8 vite nga vdekja e akademikut shqiptar, Mark Krasniqit.

Mark Krasniqi ka lindur më 19 tetor të vitit 1920, dhe ka vdekur më 28.08.2015 në Prishtinë. Ai ishte profesor, shkrimtar e akademik.

Sot në 8 vjetorin e vdekjes së tij, ju sjellim dy thëniet e tij më të njohura, të cilat për së gjalli i tha për vdekjen e tij:

-Ata të cilët i kisha armiq për së gjalli i kam edhe për së vdekuri, shpresoj që mos t’më vijnë tek varri.

-Kryqit as Hënës nuk ju kam bërë hyzmetin, po as nuk kam qenë kundër tyre. Në pllakën e varrit le të jenë vetëm emri e mbiemri, edhe shqipja dykrenore mbi atë emër. / KultPlus.com

Read Previous

Vinçenx Baffa, publicisti dhe mbrojtësi i gjuhës arbëreshe

Read Next

Hovenier njofton për angazhimin e Këshilltares për Çështje Publike