Maqedonci takon Wikoffin e Ulutashin, flasin për sigurinë dhe kapacitetet e FSK-së

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin George M. Wikoff si dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe në rajon, zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me misionin e KFOR-it.

“Me këtë rast, u theksua përkushtimi për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit dhe trajnimit të oficerëve sipas standardeve të shteteve perëndimore, si dhe përmes procesit të modernizimit me sisteme të armatimit të siguruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të rritjes së sigurisë së qytetarëve dhe avancimit drejt anëtarësimit në NATO.

Wikoff të hënën ka takuar edhe presidnetn Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyre Albin Kurti./koha.net

Read Previous

Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Gjermania – Ku eksportoi Kosova më së shumit gjatë vitit të kaluar

Read Next

KQZ mblidhet sot, këto janë pikat e rendit të ditës