Maqedonci takohet me zyrtarin amerikan

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ministri Maqedonci sot ka pritur në takim këshilltarin e lartë amerikan për implementimin e sistemit të Planifikimit, Programimit, Buxhetimit dhe Ekzekutimit, Ronald Ëilkins.

Në takim është diskutuar për implementimin e këtij sistemi që aplikohet në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-ve.

Maqedonci ka thënë se implementimi i sistemit të PPBE në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës ka shënuar hapa të ndjeshëm gjatë muajve të fundit.

“Mbështetja e SHBA-ve për ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë dhe për fuqizimin e mbikëqyrjes civile është instrumentale në përgatitjen e vendit tonë për përafrim me NATO-n”, tha ministri Maqedonci.

“Rregullorja e PPBE është dokument thelbësor për ndërlidhjen e Strategjisë së Mbrojtjes me resurset dhe objektivat afatgjate.”/Express

Read Previous

​Ligji i ri për pronën publike, kërkohet transparencë dhe efikasitet në administrim

Read Next

Banka Botërore raport pozitiv për Shqipërinë: Ekonomia e qëndrueshme, rritje me 3.3 për qind